Ezequiel Lavezzi do të transferohet në Hebei China Fortune.

Sulmuesi argjentinas, Ezequiel Lavezzi është shumë pranë largimit nga PSG dhe transferimit në Superligën kineze te Hebei China Fortune.

Lavezzi dhe Hebei China Fortune kanë arritur marrëveshje, ndërsa PSG do të përfitojë 6 milionë euro, kur kontrata e lojtarit skadon verën e ardhshme.

Në anën tjetër Lavezzi do të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare dhe do të përfitoj 13 deri në 15 milionë euro në sezon.

Për lojtarin kanë qenë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane, por argjentinasi ka vendosur të provojë një aventurë të re në Kinë.