RRESHEN-Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e së hënës në Kodër-Rrëshen të Mirditës.

Një 24-vjeçar, i quajtur Severjan Tusha, tentoi të përdhunonte një bashkëfshataren e tij, por kjo e fundit i nguli thikën pesë herë. 20-vjeçarja Manjola Gjonaj mbante thikë me vete dhe nuk ka hezituar t’ia ngulë pesë herë agresorit të saj. Sipas’Panoramës’, Tusha është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Të dy janë takuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit. Tusha e ka sulmuar, duke tentuar ta përdhunojë, por Manjola është kundërpërgjigjur. Pavarësisht se ia ka ngulur thikën pesë herë, Tusha i është kundërpërgjigjur 20-vjeçares, duke e goditur disa herë me sende të forta, duke e plagosur lehtë. Banorët e zonës kanë dëgjuar britmat dhe i kanë gjetur të rinjtë e gjakosur. Pasi është dërguar në Spitalin e Rrëshenit, Tusha është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Vajza është arrestuar, pasi akuzohet për ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’. Përpara policëve ajo ka thënë se e mbante thikën me vete pasi sa herë futej në pyll për punët e përditshme, druhej se mund ta sulmonin. (d.b/BalkanWeb)