Në fjalën e saj, Ambasadorja Kim ka përcjellë edhe mesazhe indirekte për aktualitetin e nxehtë politik në vend, duke e kujtuar ndarjen nga komunizmi, tashmë si fakt të kryer, e në këtë mënyrë i jep ‘i jep duart’ dyshes Ilir Meta e Sali Berisha.

Kim thekson rëndësinë për të ecur pëprara me sytë vetëm nga e ardhmja, duke nënkuptuar se e kaluara, që personifikohet nga Berisha e Meta, nuk ka asnjë shans për të përfaqësuar më shqiptarët.

Kim u shpreh se SHBA nuk është lëkundur kurrë nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

‘Si sot një shekull më parë, iu përcoll Shqipërisë njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur nga SHBA. Gjatë ditëve me të errëta të komunizmit pishtari i shenjtë u ruajt nga shqiptarët. Ishte një pishtar që u fsheh por nuk u shua kurrë. Kemi nderin ta mbajmë këtë pishtar lart së bashku që të mbajë miqësinë mes nesh. Ndërsa shënojmë një shekull marrëdhëniesh diplomatike, e shfrytëzojmë këtë rast për të falenderuar të gjithë zyrtarët para nesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar ndër vite, por SHBA-ja kurrë nuk është lëkundur nga të besuarit në ju. Ishim krenarë që ju mbështetëm kur u shkëputet nga komunizmi, kur ju bashkuat NATO-s në 2009, krenarë që jeni anëtarë i këshillit të BE-së dhe që hapur negociatat për anëtarësimin në BE.

Më 28 korrik 1922 u vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme! Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100 !’