Në aktivitetin e organizuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ku ishte i pranishëm dhe ish-sekretari Mike Pompeo, si përfaqësues i opozitës ishte ftuar Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike nuk ka asnjë lëkundje në marrëdhëniet e saj me SHBA-të.

“SHBA është një mik i vyer. PD vlerëson asnjë lëkundje në marrëdhëniet e saj me SHBA. Ka njerëz që kanë humbur rrugën në oborr dhe duan të humbasin edhe rrugën e Shqipërisë ndaj Amerikës”, tha Alibeaj.

“Në një marrëdhënie të tillë partneriteti dhe vlerësimi në favor të shqiptarëve, Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë vetëm një rrugë patriotike: të vazhdojmë të jemi në krah të SHBA.” – kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

qasja e Shqipërisë dhe e PD vecanërisht, ndaj ShBA, duhet të përmblidhet po ashtu në një togfjalësh: luajalitet dhe mirënjohje. Luajalitet dhe mirënjohje sepse PD beson se ndihma dhe mbështetja, e dhënë me bujari dhe dashamirësi, afron Shqipërinë me vlerat themelore të demokracisë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, dinjitetin njerëzor dhe ekonominë funksionale.

Luajaliteti dhe mirënjohja kërkojnë edhe sinqeritet. Të jem i sinqertë, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA ka patur edhe periudha jo të shëndetshme. Ka patur edhe ngërçe. Shkak për këto ngërçe kanë qenë kryesisht paaftësia jonë për të kuptuar, ndonjëhere edhe refuzimi për të pranuar, e pastaj për të vënë në jetë në politikën shqiptare, vlerat mbi të cilat funksionon shteti i së drejtes, demokracia dhe fuqia e votës në vendin mik, në SHBA. Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA.

Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjecare- tha Alibeaj