Bale, Payet, Hamshik e Bonuçi, Morata apo Inista, por edhe shqiptari i Zvicrës, Granit Xhaka, janë pjesë e ekipit ideal të Euro 2016 për fazën e grupeve. Goal.com, ka renditur në ekipin më të mirë edhe lojtarë të skuadrave më pak të njohura, si Irlanda e Veriut. Lapsi.al po i sjell tw plota vlerwsimet pwr 11 lojwtarwt mw tw mirw.

 

Michael McGovern  – Portier – (Irlanda e Veriut):

Është e drejtë të thuhet se falë pritjeve të tij heroike Irlanda e Veriut e kaloi fazën e grupeve. Ai pati një paraqitje të shkëlqyer në të tre ndeshjet. Pritjet e tij kundër Gjermanisë e favorizuan ekipin në garën me Turqinë, si një ndër 4 ekipet e vendeve të treta.

 

Darijo Srna – Mbrojtës  – (Kroaci):

Kroati i krahut të djathtë mungoi për pak ditë pasi babai i tij ndërroi jetë kur Kroacia po fitonte 1 – 0 kundër Turqisë. Por shkëlqeu në kthim, në ndeshjen kundër Republikës Çeke dhe ishte një kërcënim i vazhdueshëm kur Koracia fitoi kundër Spanjës në ndeshjen e fundit të grupit D.

 

Leonardo Bonuçi – Mbrojtës  – (Itali):

Pritshmëria për Italinë ka qenë e ulët në këtë europian, por djemtë e Antonio Conte provuan forcën e tyre në fitoren 2 – 0 kundër Belgjikës. Bonuçi bëri punë kolosale në atë ndeshje dhe vazhdoi me gjakftohtësi të mbrojë edhe në ndeshjet kundër Suedisë dhe Irlandës së Veriut, ndonëse Italia pësoi gol në minutat e fundit.

 

Michal Pazdan – Mbrojtës  – (Poloni):

Tre ndeshje të pastra ishin vendimtare që Polonia të të kualifikohej në turin tjetër, falë golashënuesve dhe Pazdan që shkëlqeu në qendër të mbrojtjes. Mbajtja e kampionëve të botës, Gjermanisë, larg shënimit, ishte e jashtëzakonshme.

 

Jonas Hector – Mbrojtes – (Gjermani):

Mbrojtësi i vetëm i krahut të majtë që mbajti të pastër krahun në të tre ndeshjet. Lojëtari i Këlnit ishte vendimtar në ndeshjet e Gjermanisë në grupin C.

 

Granit Xhaka – Mesfushor – (Zvicër):

Teksa kualifikimi i Zvicrës në Grupin A ishte larg të qënit pompoz, me një fitore minimale ndaj Shqipërisë dhe barazime me Francën e Rumaninë, nuk ka diskutim që mesfushori i ri i Arsenalit, Garnit Xhaka, shkëlqeu në të gjitha ndeshjet. Vetëm Toni Kroos vrapoi më shumë në fazën e grupeve sesa mbrojtësi i qendrës së Zvicrës.

 

Marek Hamsik – Mbrojtës – (Sllovaki):

Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Sllovakisë në një Europian si shtet i pavarur dhe nuk është e ekzagjeruar të themi se shpresat e tyre për një tjetër sukses qëndrojnë në supet e mesfushorit të Napolit.

 

Andres Iniesta – Mesfushor –(Spanjë):

Fantazisti ishte në gjendjen e tij më të mirë në dy ndeshjet e Spanjës kundër Republikës Çeke dhe Turqisë. Edhe në humbjen kundër Kroacisë ai tregoi elegancë dhe pasime fenomenale. Ai duhet të kishte gjuatur edhe penalltinë që humbi Sergio Ramos dhe do të kishte qenë heroi i Spanjës, nëse lojëtari i Real Madrid nuk do të kishte insistuar.

 

Dimitri Payet – Sulmues – (Francë):

Heroi i fitores dramatike të Francës kundër Rumanisë dhe njërit prej dy golave të shënuar në minutat e fundit kundër Shqipërisë. Impakti i Payet në Euro 2016 ka qenë shumë i madh. Ai as që konsiderohej si lojëtar i ekipit kryesor dy javë më parë, por është e paimagjinueshme të imagjinohet që Didier Deschamps do ta heqë sulmuesin e Ëest Ham United për pjesën e mbetur të kampionatit.

 

Gareth Bale – Sulmues – (Uells):

I vetmi lojëtar që shënoi në të tre ndeshjet e grupit, Bale e ka çimentuar statusin e tij legjendar duke e vënë Uellsin në vendin e dytë të grupit dhe duke i siguruar kualifikimin direkt (hera e fundit ka qenë në botërorin e 1958). Lojëtari më i shtrenjtë i botës është një nga yjet e paktë të këtij Europiani që e justifikon reputacionin e tij.

 

Alvaro Morata – Sulmues – (Spanjë):

Pati dyshime se ai as që do të aktivizohej në ndeshjen e dytë të Spanjës. Por Vincente del Bosque pati besim të Morata dhe ai e shpërbleu trajnerin e tij me tre gola në dy ndeshje, duke demostruar se merioi pozicionin, me lëvizjet dhe goditjet drejt portës.