Një 11 –vjeçar që shoqërohej me Jorgos Zanin, 30 –vjeçarin e sëmurë mendor që vrau kushëririn e tij 12 –vjeçar, rezulton i zhdukur prej 3 ditësh. Ky detaj po hetohet nga grupi që prokuroria dhe policia ka ngritur për vrasjen makabre.

P.Konomi është fëmijë i dy prindërve të sëmurë mendorë. Të afërmit po e kërkojnë, por nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tij. Banorët e Palasës thonë se ai shoqërojen me Jorgos Zanin dhe me Andrean 12 –vjeçar që u vra dje.

11 –vjeçari i zhdukur njihej si fëmijë problematik në fshat. Ai nuk frekuentonte shkollën. Për vendndodhjen e tij do të pyetet edhe autori i vrasjes makabre.