Anëtarët e ekipit të futbollit për të rinj, “Derrat e Bardhë “që u shpëtuan nga shpella në Thai, ndodhen nën trajtim mjekësor në spital në Chiang Rai, Tajlandë.

Djemtë u shpëtuan nga shpella “duke fjetur” në barela përgjatë shtigjeve të pa besueshme- tha një nga zhytësit e ‘’Thai Navy SEAL’’ i cili ishte zhytësi i fundit që mori pjesë në operacion.

“Disa prej tyre ishin në gjumë, disa të tjerë  ishin duke luajtur me gishta… si të dehur, por kontrolloheshin se merrnin frymë”, tha komandanti Chaiyananta Peeranarong, duke shtuar se mjekët ishin vendosur përgjatë korridoreve të errëta të shpellës ‘Tham Luang’dhe në mënyrë të pandërprerë kontrollonin kushtet dhe pulsin.

“Detyra ime ishte t’i transferoja përgjatë shpellës “tha ai duke shtuar se “fëmijët ishin mbështjellë në barela të sigurta teksa transferoheshin”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.