Në Komision Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Numri 1 ka dalë Lëvizja Socialiste për Integrim, çfarë ka shkaktuar surprizë për anëtarët e KQZ, të cilët kanë në mendje sloganin e LSI: “LSI e para në zgjedhje”.

Rënditja:

E para në listë do të jetë LSI, që pasohet nga PS. Ndërsa, PD do të renditet e 6-ta.

1- Lëvizja Socialiste për Integrim LSI

2 – Partia Socialiste e Shqipërisë PS

3 – Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë PKD

4 – Sfida për Shqipërinë SFIDA

5 – Partia Republikane Shqiptare PR

6 – Partia Demokratike PD

7 – Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar

8 – Partia Aleanca Demokristiane ADK

9 – Partia Social Demokrate e Shqipërisë PSD

10 – Aleanca Demokratike (AD)

11 – Fryma e Re Demokratike (FRD)

12 – Partia Demokracia Sociale (PDS)

13 – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU

14 – Aleanca Arbnore Kombëtare  AAK

15 – Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA

16 – Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH

17 – Aleanca Popullore për Drejtësi (APD)

18 – Lista e Barabarte LIBRA