Pas protestës së ditës së djeshme, ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD ku po mban konferencë për mediat.

 Në lidhje me 2 personat e arrestuar dhe 6 të miturit, Berisha thotë se janë keqtrajtuar nga policia në komisariat. Berisha thotë se ka dalë për të paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta

Berisha: Janë arrestuar njerëz të pafajshëm, janë keqtrajtuar adoleshentët. Jam për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në orën 1 të natës, në qelitë e komisariateve me urdhër të Edvin Kristaq Ramës janë mbajtur adoleshentë 15 vjecarë. Komisariati numër 1 nuk i ka keqtrajtuar të ndaluarit, gjë që e ka bërë në mënyrë çnjerëzore narkopolicët e komisariatit numër 2. Të mos dhunohen të drejtat njerëzore.