Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj.

Viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, banues në Kucar ndërroi jetë në spital.

Mësohet se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj, me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit.

Burime për Top Channel mësojnë se sot ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë, ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori 22-vjeçar, i cili ishte rekrutuar si polic i burgut të Fierit në dhjetor të 2018-s, njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Ai është nga fshati Kucar, nga i njëjti fshat me të ndjerin Manol Rrapaj.

Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Veritas.com.al/