Mbrëmë rreth mesnatës, një furgon që transportonte 20 turistë, u aksidentua në rrugën Gjirokastër- Tepelenë.

Turistët janë amerikanë të Karaibeve. Aujtomjeti doli nga rruga për shkak të pasigurisë së drejtuesit të mjetit, Arben Lame. Në aksident u plagosën 6 persona.

Por të gjashtë këta ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur edhe identitetin e të gjashtëve; me sa duket për të bërë të mundur që zyrat amerikane ose edhe familjarët të qetësohen se ” veç kaq ka ndodhur në aksident”.

Akoma nuk dihet si do të vejë fati i drejtuesit të mjetit, aq më tepër që trasportonte turistë amerikan. Ai është arrestuar, por akoma nuk ka më tepër informacion. Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka reaguar akoma.