Nga Katia Fache/

 

E përshkruajnë përgjithësisht shefin si njeri të ftohtë, gërnjar e sidomos jo empatik. Po sikur shefi juaj të jetë një psikopat?

Nëse kemi shpesh prirjen të flasim për shefin tonë si për një person jo shumë njerëzor dhe pak i kuptueshëm, kjo ka lidhje me faktin se 21% e shefave janë psikopatë. U qetësuat? Kemi të paktën një shpjegim…

Ky konkluzion është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Bond-it në Shtetet e Bashkuara i bërë publik në 14 shtator të këtij viti në kongresin e përvitshëm të Shoqërisë australiane të psikologjisë. Studimi është kryer në 261 persona që ushtrojnë funksionin e shefit me një mjet që mundëson të kapi tiparet psikopatike. Një në pesë shefa është psikopat (një rezultat i ngjashëm me atë që gjejmë në mjedisin e burgjeve).

Studimi saktëson gjithashtu se përqindja e shefave psikopatë varet nga sektori i punës. Për shembull, 10% e personave që punojnë në financë janë më të favorizuar për ta patur këtë karakteristikë.

Një gazetare amerikane (Sheree Decovny) e interesuar për këtë temë ka pohuar për revistën e institutit CFA (Chartered Financial Analyst) se psikopatët ishin kandidatë të mirë për postet drejtuese sepse ata dinë të luajnë me veten mes sharmit, karizmës, inteligjencës dhe manipulimit. Pra, u qetësuat apo u tmerruat?