Raporti i fundit “Udhëtimet e dëshpërimit”, i publikuar sot nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, thekson se rreth 2,275 persona kanë vdekur apo janë zhdukur gjatë përpjekjeve për të kaluar detin Mesdhe në vitin 2018.

Në vitin 2018, refugjatët dhe emigrantët, në përpjekje për të arritur në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe, kanë humbur jetën në shkallë alarmuese, pasi që shkurtimet e operacioneve të kërkim-shpëtimit e rikonfirmuan atë si detin më vdekjeprurës në botë për t’u kaluar.

Raporti i fundit “Udhëtimet e dëshpërimit”, i publikuar sot nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, thekson se mesatarisht gjashtë jetë kanë humbur çdo ditë.

Sipas UNHCR-së, rreth 2,275 persona kanë vdekur apo janë zhdukur gjatë përpjekjeve për të kaluar detin Mesdhe në vitin 2018, pavarësisht se kishte një rënie të konsiderueshme në numrin e personave që arritën në brigjet evropiane.

Gjithsej 139,300 refugjatë dhe emigrantë arritën në Evropë, numër ky më i ulëti në pesë vjet. “Shpëtimi i jetëve në det nuk është një zgjedhje, e as një çështje politike, por një detyrim i kahershëm”, tha Filippo Grandi, Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

“Ne mund t’u japim fund këtyre tragjedive, duke marrë guximin dhe vizionin për të parë përtej barkës së ardhshme dhe të marrim një qasje afatgjate të bazuar në bashkëpunimin rajonal, që e vendos jetën dhe dinjitetin njerëzor në thelbin e saj”, thuhet në raport.

Veritas.com.al/