Koiçidencë ose jo, sot është edhe dita e çlirimit të Jugosllavisë. Megjithse qeveria shqiptare është kujdesur që të gjithë vëmëndjen ta spostojë tek kjo ditë dhe jo ajo e pavarësisë që në të gjithë botën rezulton të jetë festa kombëtare, diplomatët perëndimor e kanë bojkotuar ceremonialin tek Varrezat e Dëshmorëve. 

As ambasadori i SHBA-së, as i BE-së e as i ndonjë vendi tjeter mik e partner nuk ishte aty. Sot Diten e Çlirimit të Shqipërisë dhe Jugosllavisë e nderoi pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, vetë ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zaric, bashkë me Edi Ramen, Ilir Meten e presidentin Bujar Nishani.