Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në vend, ku një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Viktima është një burrë 50-vjeç, nga Kruja.

Ai ishte prej disa ditësh i intubuar, ndërsa fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, njofton ministria.