Pas zjarrit që shkatërroi katedralen e Notre Dame, një nga udhëheqësit më radikale të Jelekeve të Verdha, Cristophe Chalençon, sulmoi presidentin francez Emmanuel Macron, duke i thënë Adnkronos se “ai do ta përdorë këtë katastrofë për të shtyrë momentin e së vërtetës me popullin francez.Nuk kemi lindur dje. ”

Il rogo che ha colpito la chiesa parigina è avvenuto infatti proprio nel giorno in cui Zjarri që goditi kishën pariziane ka ndodhur në të vërtetë në ditën që Macron duhet t’i kishte folur kombit me një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv, i shtyre menjëherë sapo u përhap lajmi i zjarrit. Fjalimi i Macron duhet të kishte ilustruar disa reforma, të pritura prej shumë kohesh nga shume rancezë që çdo të shtunë protestojnë nëper rrugët.

Sipas liderit të Jelekeve të Verdha: “Kane dale zëra mbi disa masa që Macron ishte gati të shpallte. Është një test që ka bëre për të kuptuar reagimet e francezëve”. Chalençon pohon kështu se që nga zjarri i Notre Dame, Macron ka fituar jo vetëm në aspektin e vizibilitetit dhe oportunitetit politik.

Nuk kane munguar kritikat edhe ndaj donacioneve private,që kishin rënë nga qielli vetem disa orë pas zjarrit. “Janë gjeste të papërshtatshme -ka thene Chalençon – duket si një konkurrencë midis atyre që duan të ofrojnë më shumë. Mund të prisnin pak për të manifestuar veten.Janë keta njerëzit në origjinë te krizës dhe protestës se lëvizjes së Jelekeve të Verdha.Ata simbolizojnë globalizimin në gjithshka që është më keq “.

Veritas.com.al/