Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, po publikon të dhënat e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

Sipas sondazhit, 39% e të anketuarve duan që Rama të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe të jetë përsëri në qeverisje,njësoj si në sondazhin e kryer në muajin shkurt.

Ndërsa 33% e të anketuarve nga 12 qarqe të vendit mendojnë se vendi duhet të drejtohet nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në sondazhin e muajit shkurt shifra ishte 29%.

Kurse 20% e shqiptarëve nuk janë të vendosur akoma.

Oliviero Marchese drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS tha se një numër shumë i vogël i të anketuarve ka refuzuar të përgjigjet: Sigurisht që sondazhi është anonim, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen nuk ka qenë i lartë, pjesa më e madhe janë përgjigjur, duket tepër qartë se, Edi Rama duket se ka një aftësi për të shkuar përtej elektoratit të tij. Sa për vendin që shkon keq, kjo thuhet kudo në botë, por kuptohet se pyetjet në lidhje me disa tema të caktuara, se në disa pika ai arrin elektoratin e tij ,ndërsa në të tjera shkon përtej elektoratit të tij.