Sot kryeministri Rama dhe ministre e Drejtësisë Gjonaj janë takuar me gra të burgosura, në ambientet ku ato vuajnë dënimin.

Takimi është organizuar në prag të festës së Vitit të Ri, por edhe të vendimeve qeveritare për të amnistuar disa prej tyre.

Ministrja Gjonaj u tha grave të burgosura se janë përpjekur maksimalisht që t’ua mbushin kohën në burg me aktivitete kulturore a sociale dhe shton së do t’i ndjekë me vëmendje secilën nga ato që do të përfitojnë nga kjo amnisti, për të ju dhënë mundësinë që të fillojnë një jetë të re.

Kryeministri Rama iu dha lajmin se 56 gra do të përfitojnë nga kjo amnisti, ku gjysma prej tyre do të lirohen menjëherë dhe gjysmës tjetër do t’i ulet 1/3 e dënimit që do të kryejnë.

“Me vjen mirë që ne arritëm të bënim këtë amnisti. Dëshironim që të gjitha gratë të përfitonin nga amnistia. 56 gra që përfitojnë nga amnistia, gjysma do lirohen menjëherë. Do doja të lehtësoja dënimin dhe për disa krime të rënda të kryera nga gratë”, shprehet Rama duke shtuar se, “patëm debate të ashpra për këtë çështje me bordin e amnistisë”.

Veritas.com.al/