Po sikur në fund ishulli i vetëm i lirisë të ishte letra e vjetër e stampuar?

Francesco Maria Del Vigo

Po sikur në fund ishulli i vetëm i lirisë të ishte letra e vjetër e shtypur? Në këto ditë, në të gjithë botën, po cmend debati për mbylljen e profileve sociale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Flitet për censurë, për lirinë e mendimit por edhe për pronën private, sepse, pavarësisht përdorimit nga ana e miliarda përdoruesve në të gjithë botën, ende jemi perballe kolosëve të vendosur fort në duart e qytetarëve privatë.Kolose, si në rastin e Twitter dhe Facebook, të cilët nuk e kanë kuptuar ende nëse janë postierë apo botues. Në rastin e parë ata nuk do të ishin përgjegjës për përmbajtjen që ata përcjellin, në të dytën ata do të merrnin këtë dhe shumë përgjegjësi të tjera nga të cilat, në këtë moment,i shpëtojnë.

Kur fshehin faqet e dikujt që shpreh një ide që nuk u pëlqen, ata sillen saktësisht si redaktorë. Me cmimin shtesë që, shumë shpesh, profile te privatëve, politikanëve dhe gazetave bllokohen bazuar në algoritme që askush nuk di se si funksionojne. Por nëse, siç duket, ajo që mund të themi ose jo vendoset nga një algoritëm, për më tepër i kalibruar në shijet personale të zotërinjve të mediave sociale, atëherë kemi një problem. Facebook dhe Twitter – dy “botuesit” kryesorë të botës – kanë të njëjtin orientim politik, Demokratik dhe politikisht shumë korrekt. Dy perandori – së bashku me Google – të cilat në fakt janë monopoliste të infrastrukturës botërore të komunikimit në internet.

Dhe kështu i kthehemi provokacionit të letrës së vjetër të stampuar si oaz i lirisë.Së pari,sepse një gazetë letre nuk mund te bllokohet me një algoritëm,duhet të piketoni gazetashitesit për të parandaluar shpërndarjen e saj.Përkundrazi gazetat një algoritëm që zgjedh lajmet dhe vendos përparësitë e tyre e kane: drejtorin. Por, për fat të mirë, në botë ka mijëra gazeta,me mijëra drejtorë, të lirë për të mos nxjerre ne shtyp ato që nuk ju pëlqejnë. Dhe, ndryshe nga duopoli i rrjeteve sociale, për çdo gazetë që vendos të mos publikojë një opinion apo një lajm, ka një tjetër të gatshëm ta publikojë atë. Sepse pluraliteti i informacionit është garancia e lirisë së tij. Dhe edhe të demokracisë.

VERITAS.COM.AL