Gjatë përplasjeve të protestuesve të Unazës së Re me Policinë e shtetit në hyrje të selisë së Kuvendit, janë plagosur 6 oficerë policie. Megjithëse policia u ka bërë thirrje banorëve që të mos qëllojnë me gurë e me bomba molotov, ata nuk janë ndalur.

Pas mbërritjes në spital të 6 efektivëve të policisë, ministri i Brendshëm Aleksandër Lleshaj ka vizituar të plagosurit dhe është kujdesur për shëndetin e tyre.

Policia e Shtetit ka reaguar për protestën e banorëve të Unazës së Re përballë Parlamentit, e cila është shoqëruar me dhunë dhe përplasje me punonjësit e policisë. Protestuar kanë carë gardhin e policisë dhe kanë tentuar të futen brenda selisë së Parlamentit.

Policia bën me dije se 6 punonjës të policisë janë lënduar si pasojë e mjete të forta dhe piroteknike të hedhura nga policinë. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

Policia i bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah. Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”- thotë policia.

Veritas.com.al/