Shtatë fëmijë të moshës nga 14-16 vjeç kanë pësuar lëndime në një pishinë private në periferi të Tiranës.

Fëmijët ishin duke luajtur dhe u rrëzuan në trampolinën e pishinës dhe u rrëzuan, duke pësuar gërvishtje në trup, ndërsa njëri prej tyre ka thyer dorën. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për incidentin që ndodhi në një pishinë private në periferi të kryeqytetit, ku 7 fëmijë u rrëzuan dhe pësuan lëndime.

Policia sqaron se fëmijët e moshës nga 14-16 vjeç kanë qenë në radhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshqitjen drejt pishinës.

Në këtë moment, dërrasa u thye duke bërë që fëmijët të rrëzoheshin mbi njëri-tjetrin. Policia saktëson gjithashtu se të miturit nuk kanë qenë të organizuar nga shkolla apo ndonjë tjetër aktivitet. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje- njofton Policia.

Veritas.com.al/