Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, mendon se deputetët e marrin drogën siç pinë njerëzit e zakonshëm duhanin, por Klosi nuk jep një shifër të mundshme të deputetëve të droguar. Ndërkaq, avokat Idajet Beqiri, ka bindjen se rreth 84 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë të droguar. Për Klosin, testi i drogës është një kërkesë absurde, pasi konsumimi i drogës është çështje personale, shruan gazeta SotAi thotë se deputetët e Kuvendit e pinë drogën si duhanin. Sipas Klosit, as Partia Demokratike nuk është e interesuar që të bëhet testi i drogës, pasi në radhët e saj ka deputetë që janë konsumatorë të drogës. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar thotë se kërkesa e PD për testin e drogës bëhet vetëm për të denigruar figurën e Ramës dhe Tahirin.
“Kjo është absurde! Pirja e drogës është personale për gjithësecilin. Ka shumë që e pinë drogën dhe janë më të zotë në punën e tyre sesa ata që nuk e pinë. E pinë siç pihet duhani. Deputetët demokratë, me kërkesën e tyre, kërkojnë të denigrojnë figurën e Ramës dhe Tahirit. Duan të thonë që Rama pi drogë, është i droguar etj. Por në fakt as PD nuk e do testin e drogës. E hodhën si kërkesë sepse e dinin që nuk do t’ju pranohej. As Parlamentet e botës nuk e kanë këtë kusht, pse ne duhet të dalim ndryshe nga të tjerët?”, u shpreh Klosi.
Sabit Brokaj
Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh mjek, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, u shpreh se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk janë të interesuar për testin e drogës, pasi janë vetë konsumatorë. Brokaj tha se ligjvënësit shqiptarë janë konsumatorë të rregullt të drogës, pasi kjo vihet re edhe në fjalimet e tyre. “Arsyeja se pse politikanët refuzojnë testin e drogës është e thjeshtë: Për mua të gjithë janë të droguar, kanë konsumuar drogë ose janë të varur prej saj!”, u shpreh Brokaj. Sabit Brokaj thekson se deputetët duhet të jenë të kthjellët në bërjen e ligjeve, pasi pasojat e konsumimit të drogës bien te ligjet e reja dhe reformat e rëndësishme që ndërmerrnin për mirëqënien e vendit. “Deputetët duhet të jenë të kthjellët kur bëjnë ligjet. Ligjet mund të mos jenë të përkryera, por ama zbatuesit e ligjeve janë hallka kryesore që mund të bëjë histori suksesi. Kështu është edhe puna e dekriminalizimit. Kjo përbërje Parlamenti nuk krijon mundësi për të bërë punë të mira”, u shpreh Brokaj.