Nga Auriane Hamon/

Për të ruajtur një fytyrë të re dhe një siluetë atletike, ilaç nuk është vetëm kirurgjia estetike dhe kremrat anti-age. Ekzistojnë edhe një mori trukesh dhe këshillash befasuese, për t’i përdorur pa vonesë për të siguruar një higjienë jete më të mirë dhe për të mbetur e re.

Bëni sport

Është fakt, të praktikosh një aktivitet fizik në mënyrë të rregullt ju mundëson të keni shëndet të mirë, të ruani linjat por edhe të jeni i ri në shpirt. Përveç efekteve të shëndetshme në trup, aktiviteti fizik ju mundëson të stimuloni shpirtin, të jeni më të hapur dhe më të çtensionuar. Të plakesh mirë, kjo përgatitet sa në tru aq edhe në trup.

 Bëni fjalëkryqe

Njësoj si muskujt edhe truri ka nevojë për stërvitje. Përdoreni kohën për të lexuar, për të luajtur lojra logjike, për të bërë fjalëkryqe… Lexoni gazetat dhe ruajeni me kujdes faqen e lojërave. Duke e stërvitur çdo ditë trurin, do të vini në punë kujtesën dhe të gjitha funksionet cognitive që ju mundësojnë të mbeteni të rinj!

Mbani syze me xhama me ngjyrë

Nëse doni të jeni në mode dhe të ruani rininë, përdorni syze me xhama me ngjyrë. Ka nga ato që e ndryshojnë ngjyrën në funksion të ndriçimit dhe janë më të mirat. Përse? Sepse këto xhama i filtrojnë rrezet UV dhe e mbrojnë beben nga sëmundjet e ndryshme, si problemet e kataraktit, që ndodhin rëndom me moshë. Këta xhama me ngjyrë pakësojnë gjithashtu rrudhat rreth syve.

Praktikoni agjërimin

Kjo praktikë e veçante ka aftësinë t’ju zgjasë shpresën për jetën. Mund të praktikoni agjërimin alternative ose të pjesshëm, duke e privuar veten nga ushqimi ose një ditë në javë, ose tri ditë në muaj, shtatë ditë në vit ose edhe për pesë ditë dy here në vit! Për një agjërim alternativ, mund të agjëroni 16 orë në ditë. Parimi? Hani vetëm në hapësirat midis tetë orëve, midis orës 13 dhe orës 21, për shembull ose në mesditë dhe në orën 20. Ky quhet regjim 8 orësh.

Hani ushqim shumëngjyrësh

Ky është sekreti i jetëgjatësisë të banorëve të ishullit të Okinaëa-s, në jug të Japonisë. Ideja është të hash përditë ushqime shumëngjyrëshe! Në pjatë nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet e stinës me ngjyra nga më të ndryshmet. Pigmentet shënjojnë praninë e antioksidantëve, të përkryer për të mbrojtur shëndetin! Do ishte akoma më mirë nëse këto ushqime do të vinin drejt e nga kopshti i shtëpisë tuaj!

Displaying faire-l-amour-jeune.jpg

Bëni dashuri

Ky duhet të jetë një parim i jetës! Për të ruajtur rininë, kujdesuni për marrëdhënien tuaj me partnerin. Një jetë e pasur me marrëdhënie seksuale ju mundëson të mbroni trupin. Sekrecioni i  endorfinave, hormone e kënaqësisë ju mundësojnë të ndjeheni mirë, në mendje dhe në trup. Bëni pra dashuri në mënyrë sa më të rregullt, për të qëndruar të rinj sa më gjatë.

Bëni masazh anti-age

Zotërimi më së miri i teknikave të automasazhit do t’ju mundësojnë parandalimin e rrudhave dhe ruajtjen e fytyrës të re. Kundër krijimit të rrudhave në ballë, bëni këtë ushtrim: hapini sytë fort dhe çojeni kokën prapa duke parë lart. Ngrijini vetullat si të çuditur, pa e rrudhosur ballin dhe sa më lart që të jetë e mundur. Me të dhjetë gishtat, masazhoni tëmthat, vetullat dhe ballin duke kryer lëvizje të vogla rrethore. Fërkoni veshët me gishtin e madh. Duke masazhuar, tërhiqini flokët sipër për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe të bëni një lloj lifting-u antirrudhë. Së fundi, mbyllini dhe hapini ngadalë sytë. Përsëriteni këtë masazh çdo ditë nga dy deri në gjashtë herë çdo tridhjetë sekonda. Bëni pauza për të marrë frymë me qetësi.

Displaying porter-verre-fumes-jeune.jpg

Kujdesuni për dhëmbët

Nga shëndeti i dhëmbëve rrjedh mirëqenia juaj e përgjithshme. Shkoni rregullisht tek dentisti për kontrolle dhe të paktën një herë në vit bëni heqje gurëzash. Në fakt, janë gurëzat ato që i bëjnë dhëmbët më pak rezistentë. Pas moshës 50 vjeç, preferohen veshjet parodontale, dhe  mbështjellja mbrojtëse bëhet më e ndjeshme dhe dhëmbët e poshtme kanë prirje të zhvendosen. Për një buzëqeshje të shndritshme, e bëjmë dentistin mikun tonë më të mirë!

  Takohuni me miqtë

Miqtë farkëtojnë rininë! Për të mbrojtur trupin dhe shpirtin, organizoni takime dhe ekskursione me miqtë dhe rrini gjithmonë në kontakt. Takimi me miqtë mundëson stimulimin e intelektit dhe ngop moral. Për më tepër, investohuni në aktivitete bamirësie apo shoqata: Të jesh i dobishëm për shoqërinë është një antidéepresor i shkëlqyeshëm dhe ju mundëson ta shikoni jetën rozë!

 

Nga Auriane Hamon