Policia Rrugore e Tiranës ka bërë arrestime të shumta gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Tiranës dhe Kavajës

Janë arrestuar 9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 2 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Sokol L., 48 vjeç, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Skoda”.

  1. B., 36 vjeçe, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen”.

Ramazan B., 60 vjeç, banues në Kavajë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

Ali D., 49 vjeç, banues në Kavajë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

Shkëlzen C., 42 vjeç, banues në Kavajë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zarta”.

Misir J., 29 vjeç, banues në Kavajë,  është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Loncin”.

Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush,  është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

Viktor M., 58 vjeç, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

Altin S., 44 vjeç, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki”.

Policia Rrrugore deklaron se do të vazhdojë ‘gjuetinë’ ndaj shoferëve të dehur dhe pa leje drejtimi automjetesh.

Veritas.com.al/