Pas rreth 90 minutash Gjykata Kushtetuese ka përfunduar seancën gjyqësore lidhur me kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetit Koco Kokëdhima.
Përmes përfaqësuesit të saj, Ylli Kaso, PD kërkoi sërish heqjen e mandatit të deputetit socialist, me arsyetimin se kompanitë e tij kanë përfituar fonde publike në kohën kur Kokëdhima ishte deputet. Ky pretendim është hedhur poshtë vazhdimisht nga deputeti i PS-së.

Nëse Kushtetuesja do të vendosë ndërprerjen e mandatit të Kokëdhimës, në planin politik kjo do të jetë një goditje për kryeministrin Rama.
Kujtojmë që prej pak kohësh, Kokëdhima ka marrë një rol të ri nga Rama si koordinator i rajonit të jugut, ku përfshihet qarku i Vlorës dhe Gjirokastrës. Në vitin 2013 Gjykata Kushtetuese ndërpreu mandatin e Ilir Beqas, pas një kërkese të ngjashme që bëri asokohe PD-ja.
Ndërkohë që nuk dihet nëse PD do të cojë në Kushtetuese edhe kërkesën për ndërprerjen e mandatit të Valentina Leskajt.