(Gjithë fqinjësia e qytetit të  Santa Rosa janë shkatërruar)/

Erërat që tashmë janë kthyer me shpejtësi të lartë, po i shkaktojnë rajonit të famshëm të prodhimit të verës, dëme ‘katastrofike”.

Dei tani, të paktën 23 persona kanë mbetur viktimë e zjarrit- sipas shefit të zjarreve të shtetit të Kalifornisë.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë nga 22 vatra zjarri të fuqishme në rajon, të cilat po përhapen në mënyrë të patregueshme.

Afërsisht 300 persona janë të humbur, por policia thotë se kjo mund të jetë pasojë e një situate kaotike të natyrës së evakuimeve.

Gjithë qytetet në shtetin e Kalifornisë, ku ndodhet rajoni i famshëm i prodhimit të verës, janë abandonuar.

Zjarret e tanishme janë nga më të tmerrshmit në historinë e Kalifornisë, dhe kanë mbuluar me tym deri edhe San Franciskon, rreth 60 milje (100km) larg.

Veritas.com.al/