Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se nuk po merret me situatën e rëndë të pandemisë në vend.

Abdixhiku ka thënë se angazhimi i Kurtit, ministrave dhe deputetëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri, tregon papjekuri dhe papërgjegjësi, transmeton Zeri.info.

Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi. Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot”, ka shkruar Abdixhiku.

VERITAS.COM.AL