14 punonjës police, ish-efektivë, si edhe punonjës të administratës në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me një tender për rikonstruksionin e godinës së policisë. Por ende nuk bëhet me dije nëse bëhet fjalë për godinën e policisë Shkodër apo atë të Malësisë së Madhe, pasi në të dyja godinat është bërë rikonstruktuar në një periudhë kohore të afërt.

Disa prej tyre janë identifikuar si Uida Ujka; Mustafe Ishmaku; Arsenida Hadri; Veronika Gjanaj (financere), Saimir Rrustemi (ish shef rendi); Xhavid Isufi (specialist rendi), Rudina Keçi (financere).