Agim Xhafka/

Bujar Lako është shembulli se si nuk duhet të sillemi me artistët. I lënë mënjanë prej vitesh e vitesh, i harruar, jo nga njerëzit,por nga qeveritarët,i depresuar, i depersonalizuar, i paguar sa një punonjës i rangut më të ulët i administratës, tani lotohet gjoja si një humbje e madhe.

Humbi vërtet familja, se vetë Bujari “fitoi”.

Atje ku shkoi do jetë plot dinjitet, i vlerësuar, i respektuar, i duartrokitur. Kryesorja- do jetë larg monstrave që ia kishin hequr fillin, larg zyrtarëve që paguajnë miliona të buxhetit për të sjellë shalë e cica në podiumet e Tiranës. Që nuk kursehen të hedhin në lumë paranë publike; por  njerëz si Bujari i lenë në trishtimin e tyre duke ecur fillikat poshtë e lart rrugëve të Tiranës, në pritje të pensionit mujor sa një lëmoshë.

Gjenerali na la dhe vendin e kanë marrë në dorë bandat e hashashit dhe tutorët e prostitutave. Ndaj iku Lako,se vendi i tij as është për artistët ,as e përtyp dot artin e vlerave. Udhëtim të mbarë,Tunxh!,miku i mirë i shqiptarëve punëtorë… Shpëtove nga ky truall që të nis ose në eksod,ose në varr…Lamtumirë, “Halit Berati” i halleve…”.

/Veritas.com.al/