Gazetari Agim Xhafka sot ka reaguar mbi largimin nga TV Klan i gazetarit Armand Shkullaku.

Largimi i tij nga televizioni është njoftuar para pak ditës. Vetë Shkullaku ka thënë se “nuk largohet me dëshirën e tij, por për shkak të ndryshimeve editoriale në TV Klan”.

Sot Agim Xhafka, një gazetar i shquar sidomos në gjininë e pamfletit të shkurtër dhe sarkastik, ka shkruar se “të isha në vend të Frangaj (pronari i TV Klan) as që do ta largoja Shkullakun”. As kryeministri nuk kishte pse e kërkonte largimin Shkullakut.

Arsyetimi i kolegut të Shkullakut dhe Frangaj, është ky: “Nuk bën punë më televizioni për të mbajtur pushtetin… Televizionin nuk e beson më njeri!”, shkruan Xhafka

Ironia e Xhafkës: Rama përdori edhe CNN e nuk bëri gjë, çfarë do të bëjë me TV Klan!

-Nuk besohet më televizioni- shkruan Xhafka.

Por a e kuptojnë politikanët se popujt tani janë ndarë nga elitat liberale  ky hyjnë edhe mediat?! Nuk është më koha e Leninit, që sipas socialistëve “babai” ideologjik pat thënë: ”Më jepni një gazetë të bëj një revolucion”.

/Veritas.com.al/