Paka orë më parë, gazeta New York Times sjell një histori të çuditshme, sa për të qeshur e sa për të qarë, nga fushata presidenciale në Amerikë.

Historia i përket një çifti, 30 vjet të martuar. Gruaja, Nancy Fagin nuk i kishte folur kurrë burrit të saj për një “prekje” dikur në një punë vullnetare në një muze historik të vogël të Çikagos, kur ishte ngacmuar seksualisht nga një roje i sigurisë.

Por gjithçka ndryshoi javën e kaluar. Si çift kishin diskutuar pas një fjalimi të Michelle Obama që dënonte keqtrajtimin që iu bën grave Donald Trump dhe po thonin se kjo ishte “e pa tolerueshme” . Por ndodhi një e papritur. Zonja Fagin, 62 vjeç, e cila gjithë karrierën e saj e shpenzoi duke rendur në dyqanet e librave të Çikagos, u kthye te i shoqi dhe i tha se “diçka ka ndodhur” me të.

I shoqi, Ron Weber, 75 vjeç, tha se në një intervistë se iu përgjigj duke i treguar se si kishte qenë ngacmuar edhe ish- gruaja.

“Është gjerësisht e ndodhëshme, dhe shumica e grave nuk e thonë”, tha ai.

Larg nga fushata presidenciale, valët e një shokimi të shkaktuara nga fjalori dhe akuzat si dhe videot e kapura që përdoren për të akuzuar Donald Trump, kanë shkaktuar një lloj përshkimi të çifteve në gjithë vendin. Çiftet po flasin me njëri tjetrin rreth një degradimi të grave në një rrugë të tjera duke ngjallur ngacmime meshkujsh që kanë qenë varrosur prej shumë vitesh.

Për herë të parë, gratë kanë nisur të thonë se po iu tregojnë burrave dhe të dashurve mbi historitë se kur ishin përfolur ose ngacmuar nëpër klube nate, fotografua në rrugë, ose çfarë iu kishte ndodhur në punë.

Disa burra tani po fillojnë të kujtojnë të njëjtën gjë, kur ktheheshin në shtëpi, kur ngisnin makinën, cilët gra kishin pasur bashkëpunëtore, etj.

Po bëhen biseda të ndërsjella mes njerëzve të afërt, mes atyre që së bashku rriten fëmijë dhe ndanë intimitetet më të shumta të jetës. Këto biseda i afruan disa çifte, ndërsa për disa të tjera kanë vënë vija dyshimi.