Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Bregut të Lumit, ku Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në shtëpi kishte parë vajzën e tij të mbuluar në gjak. Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura K. Brahaj, nuk mundi të mbijetonte

Deri tani kanë dalë në dritë disa detaje, por pa një pamje të qartë të skemës së ngjarjes.

Dihet vetëm se ajo mbërriti e plagosur rëndë në spital dhe ndërroi jetë pak çaste më vonë. Në kohën kur na ndodhur ngjarja vajza ka qenë në shtëpinë e vet më vëllain dhe nusen e tij- të dy shurdhë-memec.

Ndonëse si fillim u tha se vajza kishte një plagë në bark të shkaktuar nga mjete prerëse, mjeket kanë gjetur në trupin e saj mbetje saçme. Mbrëmjen e djeshme mësohet se u mor në pyetje babai, po ashtu edhe nëna e vogëlushes, e cila tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Sot do të merren në pyetje vëllai dhe nusja e tij, pasi ndaj tyre bien të gjitha dyshimet se mund të fshihen pas ngjarjes. Aktualisht grupi hetimor po punon në dy pista, atë të vrasjes, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saçmës, si dhe atë të vetëvrasjes.

 Veritas.com.al/