Në familjen Mata dita e sotme erdhi si ditë e fundit për dy kryefamiljarët Mata në  në Tiranë.

Bujar Mata, 63-vjeç dhe bashkëshortja e tij 59-vjeçare Xhevahire Mata u ekzektutuan me armë zjarri në shtëpinë e tyre në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e ‘Astirit. Trupat e tyre u gjetën të pajetë nga policia rreth orës 06:56 të mëngjesit. Autor i këtij krimi makabër, sipas policisë është dhëndri i çiftit Majlind Lila, 52-vjeç.

Lila u gjet nga policia i dëmtuar poshtë ballkonit të familjes Mata. Ai u dërgua drejt spitalit, por ndërroi jetë. Tvklan.al mësoi se pasi ekzekutoi vjehrrit e tij, autori u vetë’-plagos me thikë e më pas u hodh nga ballkoni.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 59 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.

Lila ishte i martuar me vajzën e viktimave, 39-vjeçaren Nevila, me të cilën kishin edhe një vajzë. Ata kishin emigruar drejt Suedisë para 3 muajsh. 52-vjeçari Lila kishte dy ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pa familjen.

Motivet e këtij krimi makabër mbeten ende të paqarta. Konflikti mësohet se kishte nisur një natë më parë, për t’u përmbyllur mëngjesin e kësaj të hëne në një tragjedi të vërtetë. Autoritetet policore vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Veritas.com.al/