Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në Xibrakë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 7 persona.
Mësohet se mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës është përplasur me mjetin tip ‘Toyota’ që drejtohej nga shtetasi B.B., 50 vjeç banues në Tiranë.
Si pasojë janë dërguar në spitalin Kirurgjik Elbasan të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit;
S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz
J.D., 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota)
K.D., 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
U.A., 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota
Z.V., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.
Shtetasit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.