Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku makina tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë dhe si pasojë ka humbur jetën çifti i bashkëshortëve.

 Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:20 të mëngjesit sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”.

Viktimat  janë identifikuar si Nue Preçi 62 vjeç dhe Pashke Malçi 62 vjeç me banim në Mirditë, por qe po udhetonin drejt fshatit Shtyllas

Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, i cili është i tejmbushur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.

 

VERITAS.COM.AL/