Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Bërzhitës ku si pasojë e tij kanë humbur jetën 2 vajza 17 vjeçare si dhe u plagosën dy të mitur të tjerë.

Mjeti i drejtuar nga 18 vjeçari Ffancesk Shaba doli nga rruga për shkak të lagështirës dhe u përplas në anë të rrugës me një pemë, për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet. Ato janë dy 17 vjeçaret, Denada Tarja dhe Suada Serani.  Të dyja kanë humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, 18 vjeçari Shaba, ndodhet në spital në gjendje shock-u

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që iu mori jetën dy vajzave të reja.

Veritas.com.al/