Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, ku një automjet ka përplasur një femër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Për shkak të vonesës së ambulancës, gruaja është dërguar në spital me një mjet tjetër ndërsa mësohet se ka marrë plagë të rënda.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e shoferit që mendohet se ka qenë me shpejtësi të madhe, shkruan “Newsbomb.al”.