Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e Gomsiqes’.

Gazetari Armir Mehaj raporton për ‘BalkanWeb’ se një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur. Burime zyrtare thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta.

Pasagjeri, Gent Ndoci, ka mundur të dalë nga mjeti dhe ka shpëtuar pa pasoja të rënda.

Veritas.com.al/