Mësohet se sot në mëngjes, në rrugën Pogradec- Qafë Thanë, pranë fshatit Lin, është aksidentuar makina e deputetit Ben Blushi.

Makina, me targa “TR 0611 L”që i përket deputetit Ben Blushi, është përplasur me një automjet tjetër dhe ka pësuar dëme. Por nuk raportohet për lëndim të shoferit dhe as pasagjerëve.

Burime nga policia i thanë citynews.al se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Lin në Pogradec.

 

Citynews mësoi se në makinën tip “Volksëagen Touareg” nuk ndodhej deputeti Ben Blushi, por dy persona të tjerë.

Ben Blushi është deputet i Partisë Socialiste prej disa legjislatura. Gjatë periudhës kur bësheshin zgjedhjet në PS, Blushi me disa deputetë të tjerë kontestuan parregullsitë në zgjedhje dhe vetë demokracinë në Partinë Socialiste. Ky grupim brenda PS ka deklaruar se “Rilindja” e Ramës po qeveris “me kriminelë dhe hajdutë”. Për këtë është vënë në qendër të sulmeve politike nga brenda Partisë Socialiste dhe nga vetë kryetari i qeverisë, Rama.

Aksidenti i sotëm shton pikëpyetjet mbi marrëdhëniet e Blushit me segmentet e qeverisë që “mund të kenë gisht në ngjarje”, sipas disa njerëzve që u ndodhën në vendngjarje

Të njëjtat burime thanë se specialistët e sektorit të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë matjet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.