Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Burime bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë Lulzim Kulla, njeri prej personave të mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve. Tre të lënduarit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Tre nga personat e plagosur janë dërguar në spitalet e Tiranes, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

UPDATED:

Numri i të plagossurve në aktin terrorist ka arritur në 7.

Ja edhe emrat e të plagosurve:

Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra,  Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.

Vweritas.com.al/

 

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.