Aktori dhe muzikanti Jackson Odell, i mirënjohur për rolin e tij në seritë televizive të Shteteve të Bashkuara  “The Goldbergs”, ka vdekur në moshën 20 vjeç.

Ai u gjet i pandjenja ditën e Premte në ambientet e tij në Kaliforni, sipas mjekut ligjor të Los Angeles.

Shkaku i vdekjes së tij po hetohet.

Odell skëlqeu në role si Ari Caldwell në  ABC sitcom ‘The Goldbergs’dhe u shfaq si i ftuar në role mbi ‘Modern Family’ dhe ‘Arrested Development’.

Ai ishte gjithashtu  autor këngësh dhe ka kontribuar në regjistrimet zanore për dramën romantike ‘Forever My Girl, e cila u publikua në fillm të këtij viti.

Familja e tij, përmes Twitter, e ka përshkruar si një “shpirt të talentuar, të ndrithsëm brilant dhe të dashur”.

Veritas.com.al/