(FOTO: Shashi Kapoor ka luajtur në më shumë se  150 filma)/

Aktori veteran i Bollywood dhe producent, Shashi Kapoor ka vdekur në mosën 79 vjeç.

Kapoor, i cili luajti në hite të mëdha si ‘Deewar’ dhe ‘Kabhie Kabhie’, ka qenë i sëmurë për disa kohë dhe ishte shtruar në spital.

Ai ishte anëtar i dinastisë Kapoor, e cila ka dominuar industrinë e filmave Hindi prej disa dekadash.

Ai fitoi çmime kombëtare në disa filma dhe i ishte akorduar çmimi Padma Bhushan si qytetar nderi nga qeveria në vitin 2011. Ai gjithashtu ka luajtur në disa filma amerikan dhe Anglez.

Kapoor vdiq në spitalin Kokilaben Dhirubhai Ambani , në perëndim të qytetit  Mumbai.

“Po, ai na la. Ai kishte probleme me veshkat që para disa vjetësh. Ai ndodhej në procesin e dializës për shumë vite”, tha nipi i tij Randhir Kapoor për ‘Press Trust of India’. Funerali do të mbahet ditën e Martë në mëngjes- tha ai.

Aktori ishte i martuar së fundi me aktoren Angleze, Jennifer Kendal, me të cilën ai ngriti Theatrin ikonik të Mumbait, ‘Prithvi Theatre’ në vitin 1978.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.