Një avion i kompanisë “Turkish Airlines”, nisur nga Nju Jorku ka bërë ulje të detyruar në Kanada, pas një njoftimintë marrë se në bord kishte bombë. Avioni me 256 persona në bord u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin ndërkombëtar të Halifax-it. Policia tha se kërcënimi për bombë u morr në orën 22:50 sipas kohës lokale (02:50 GMT). Avioni u ul në Halifax në orën 12:53.