(FOTO: Amal Cloony)

 

Amal Clooney tha para një audience në Texas, në një konference për gratë, të mërkurën, iu bëri thirrje grave që të ndërgjegjësohen mbi zgjedhjen historike të Donald Trump

Avokatja 38-vjeçare dhe grua e artistit të Hollywood, George Clooney, iu kërkoi grave që të kryejnë “ çdo ditë akte feministe” me qëllim që të mbështesin njëra tjetrën kudo që janë.

“Më e keqja që mund të bëjmë si gra është sikur të mos qëndrojmë më këmbë për njëra- ttjetrën, dhe kjo ëhstë ajo që duhet të bëjmë çdo ditë, s’ka rëndësi se ku jemi dhe çfarë bëjmë- gruaja të jetë më këmbë për gruan tjetër, duke e mbrojtur njëra tjetrën në vend të konkurrencës dhe kritikave ndaj njëra tjetrës”, tha  Clooney sipas reporterit të “Hollywood”.

Avokatja, burri i së cilës ishte zëri kritik ndaj Trump gjatë fushatës elektorale, gjithashtu paralajmëroi se politikat e presidentit të zgjedhur mund të shkelim ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Sidoqoftë, Clooney mbetet optimiste rreth perspektivës që presidenca e Trump mund të prodhojë progres në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Avokatja po asiston një të mbijetuar peng të ISIS, Nadia Murad, në një çështje ligjore kundër grupit terrorist.

“Ne duhet të shpresojmë për më të mirën”, tha Cloony. “Presidenti i zgjedhur ka thënë se lufta kundër ISIS është prioriteti ynë… Kështu që këtu mund të kemi një progres.”

/ Veritas.com.al/