“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”. Kjo është deklarata e ambasadës së BE në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se përfaqësia diplomatike e Brukselit nuk përmend në asnjë resht letrën e Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn, e cila ishte baza e angazhimit të shprehur dje nga Lulzim Basha e Edi Rama për ta votuar reformën. Dje ambasada nuk bëri asnjë reagim dhe e kontaktuar nga mediat tha se do të bënte deklaratë pasi reforma të votohej. Sot deklarata vjen në fillim të seancës, kur PD dhe LSI po ankohen se është PS ajo që e ka bllokuar marrëveshjen.