Për disa ambasadorë të rajonit që i përkasin administatës së kaluar të presidentit Obama, prej kohësh thuhet se do të largohen nga posti. Me sa duket ka ardhur momenti. Ata janë mbledhur në Sarajevë dhe kanë marrë poza fluturimi. Në fakt që nga ky takim mund të ‘fluturojnë’ nga posti i tyre.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të akredituar në vendet e rajonit – në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Kroaci, Shqipëri dhe vende të tjera – kanë realizuar një takim të pazakontë me dy diplomatë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee dhe Matthew Palmer.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter.

Ai këtë njoftim e ka shoqëruar edhe me një fotografi të pazakontë për diplomatët.

Delaëie dhe kolegët e tij diplomatë, përfshirë zyrtarët e lartë nga Uashingtoni, në këtë fotografi shihen duke kërcyer, me duart e ngritura lart.

“Jam mbushur energji prej takimit me ambasadorët amerikanë nga rajoni, ku diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit dhe të sigurisë rajonale, dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Delaëie, në legjendën e fotgrafisë.

Veritas.com.al/