Ambasadori austriak Johan Sattler në një postim në Tëitter i ka kthyer përgjigje kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit e cila kërkoi dje që bashkinë ta drejtojë një mision administrimi ndërkombëtar dhe jo fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Voltana Ademi më parë u ka shkruar një letër ambasadorëve ku ka këmbëngulur se ‘nuk e dorëzojmë Shkodrën te Rama’ para se të ngrihet një komision si në vitin 1913.

Sattler shkroi në twitter se tani jemi në vitin 2019 dhe jo në 1913, ku Shqipëria kërkon t’i hapen negociatat me BE-në.

Prandaj ai bën thirrje që konflikti politik të zgjidhet sa më shpejt.’

Veritas.com.al/