Ambasadori aktual i SHBA në Tiranë, zoti Donald Lu, është ai që ‘shpiku’ nocionin ‘peshk i madh’. Ai foli mbi këtë koncept të huazuar nga fjalori mafioz, që në vitin 2017, dhe premtoi se ‘në janar nis kapja e peshqve të mëdhenj”, si rezultat i Reformës në Drejtësi. Njerëzit kuptuan me entusiazëm se do të niste kapja e zyrtarëve shtetërorë dhe mafiozëve të mëdhenj të përfshirë në kurrpsion…

Por as në Janar, as në shkurt, dhe tani mars…, nuk është kapur asnjë ‘peshk i madh’.

Ort e fundit është shfaqur përsëri zoti Lu ku ka vënë gishtin mbi një ‘peshk të madh’. Me sa duket dështimin për kapjen e ‘peshqëve të mëdhenj’, ambasadori e ka kompensuar duke vënë gishtin, si në ayqanin e peshkut, te njëri që i doli para sysh: “Ja merrni këtë, ky është peshk i madh!”.

Në një prononcim ekskluziv për televiozinin “Neës 24”, ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, si dhe deklaratën e pronarit të “Arbri Garden” nga Gjermania se ai nuk është një “peshk i madh”.

Lidhur me këto, diplomati amerikan Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është “peshk i madh” dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

Pyetje: Z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë?

Donald Lu: Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

Mirëpo Arbër Cekaj po shfaqet vërtet si ‘pesh’, pavarësisht nëse është i madh apo i vogël… Ai është zhdukur në detine  pafund, Drejtësia nuk e kap dot, asa në ‘dyqan’ nuk ndodhet.

Veritas.com.al/