Me sa duket, një video e publikuar nga një festë për Vitin e ri në Ambasadën e SHBA në Tiranë, është shpërndarë me qëllim që të tregohet para publikut se “ambasadori Lu është i shlodhur dhe i lumtur” pas betejës për Reformën në Drejtësi.

Por për të mos e rënduar me politikë festën që do të shfaqej në publik, Ambasada ka zgjedhur një këngë pa ngarkesa politike; por ndërkohë edhe me ngarkesa të mëdha me periudhën e kaluar.

Kënga është “Ja na erdhi viti i ri”, që është kënduar në periudhën e diktaturës komuniste, që i tregonte fëmijët “të gëzuar”. Ambasadori Lu tenton të flasë edhe gjuhën shqipe, por kur flet në shqip na duket si një fëmijë që po mëson gjuhën.

Në këtë video ata shfaqen me instrumente muzikorë fëmijësh në duar dhe veshjet me ngjyra festive dhe kanë risjellë një version aspak tradicional të këngës së fund-vitit për fëmijë “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë i është bashkuar një grup muzikor nga Elbasani, ALAR Band, që uron një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët.

/Veritas.com.al/