Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i pyetur mbi seancën që pritet të mbahet nesër në Gjykatën e Apelit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Kujtojmë se Tahiri do të dalë nesër para kësaj gjykate me kërkesën për heqjen e masës së caktuar ndaj tij “arrest shtëpie”, prej Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu, lidhur me një çështje të tillë.

Veritas.com.al/